Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe denoncon: Banorët e njësisë 5 kanë 4 muaj pa shërbim shëndetësor, ministria hesht

Braçe denoncon: Banorët e njësisë 5 kanë 4 muaj pa

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar sot në Kuvend mungesën e shërbimit shëndetësor në njësinë 5, duke i kërkuar llogari Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një kërkese për pyetje-përgjigje.

Braçe tha se qendra shëndetësore ka qenë pa shërbim për muaj të tërë, ndërkohë që banorët përballen me kulmin e sezonit të gripit. Deputeti socialist tha se ministria refuzon të përgjigjet për situatën edhe pse kjo e fundit kërkon ndërhyrje urgjente.

“Kam paraqitur një proces për pyetje-përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë me mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në zonën 5. Jemi në pikën e periudhës së gripit; mijëra njerëz në atë njësi dhe zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre. Kërkesën e kam paraqitur më 19 janar, sot jemi më 3 shkurt. Rregullorja ka 5 nene për disa lloje pyetjesh dhe nuk e gjen dot se kur e merr përgjigjen.

Ata njerëz atje prej 4 muajsh janë në nevojë; mendoja që duhet të ishte shqetësim i ministres për të kthyer përgjigje për këtë gjë sa më parë të jetë e mundur. Po ua them, çdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar. Po hyjmë në muajin e pestë me shërbim të kufizuar për ata njerëz. E dyta i referohet procesit të kërkesës për marrje informacioni. Ka institucione që i pyet për vezë, të kthejnë për bomba. Refuzojnë përgjigje sepse nuk u pëlqen ajo që them unë, punë e madhe”, deklaroi Braçe nga Kuvendi.

Të fundit