Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe flet si doktor: Dy doza të vaksinës eliminojnë shtrimet në spital dhe humbjen e jetës. Pandemia tani është vetëm tek të pavaksinuarit

Braçe flet si doktor: Dy doza të vaksinës eliminojnë

Teksa sot nisi java e vaksinimit anticovid për të gjithë qytetarë +18 vjeç, zëvendëskryeministri Erion Braçe iu ka bërë thirrje të rinjëve që të shkojnë të kryejnë vaksinën.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se dy doza të plota të vaksinës eliminojnë plotësisht format e rënda të covidit, shtrimet në spital dhe humbjen e jetës. Ai shton më tej se pandemia nuk ka ikur akoma, pasi sipas Braçes, ajo është tani vetëm për ata që nuk janë vaksinuar.

Reagimi i plotë:

CORONAVIRUS NUK KA IKUR!
ESHTE PERSERI MES NESH!
VAKSINOHUNI!
NGA SOT, CDO DJALE APO VAJZE, I RI,
MBI 18 VJEC, NE #LUSHNJE E #DIVJAKE,
MUND TE VAKSINOHET!
Ne #DIVJAKE tek POLIKLINIKA,
per cdo njesi administrative, Terbuf, Grabian, Remas, Gradishte.
Cohu e shko bej vaksinen!
DY DOZA TE PLOTA ELEMINOJNE PLOTESISHT FORMAT E RENDA TE COVID, SHTRIMET NE SPITAL DHE HUMBJEN E JETES!
NUK ESHTE PAK, ESHTE SHUME!
Mos e harroni se si u perhap VIRUSI e vrau ne Kemishtaj, Mertish, Mize, Xeng, Divjake, Cerma, Grabian!
COVID NUK KA IKUR!
PANDEMIA NUK KA KALUAR!
Por PANDEMIA TANI ESHTE VETEM TEK ATA QE NUK JANE VAKSINUAR!
Shfrytezoje rastin tani;
VAKSINOHU ME TE DYJA DOZAT DHE SHPETON VETEN, FAMILJEN, KOMUNITETIN!

Të fundit