Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe i kërkon ndjesë banorëve të Fierit: 5 ditë të këqija dhe 70 vite me plehra në derë

Braçe i kërkon ndjesë banorëve të Fierit: 5 ditë

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook teksa ka postuar disa foto se si vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier që për disa dite kishte shpërthyer në flakë, është shuar duke i mbuluar plehrat me dhe.

Braçe i ka kërkuar ndjesë banorëve dhe thotë se tashmë do të hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve në këtë zonë, të cilat pritet të kalojnë përmes landfillit të ri dhe inceneratorit.

Postimi i plotë i Braçes

MERR FUND FERRI 70 VJECAR

I PLEHRAVE NE DERE TE FIERIT!

Se pari,

shume ndjese cdo banori te qytetit te Fierit per keto 5 dite te keqia dhe 70 vite me plehra ne dere;

Shume ndjese te moshuarve, te semureve e femijeve mbi te gjitha!

Se dyti,

shume mirenjohes ndaj te gjithe punetoreve, manovratoreve e ciltdo tjeter qe punoi 24 ore ne 24 per te kapsuluar vatren me te madhe te infesksionit ne qytet;

Vertet shume mirenjohes!

Besoj se tani hapet nje faqe e re per trajtimin e mbetjeve urbane ne te gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin qe jane gati e duhet te nisin pune!

Të fundit