Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe ironizon emërimin e Dash Sulës si kryeinspektor: Kush do flasë për fshatin tani?

Braçe ironizon emërimin e Dash Sulës si kryeinspektor: Kush do

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar me tone ironike ndaj emërimit të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur ish-deputetin e PD-së, Dash Sula, në postin e kryeinspektorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e uron Sulën për detyrën e re, por nuk kursen thumbat për angazhimin e tij të mëparshëm politik, sidomos për theksin që vendoste shpesh te çështjet e fshatit.

“Ndërkohë një merak e kam; kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash! Mendoje dhe këtë!”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

URIME DASH!

PUNE TE MBARE! Sinqerisht!

Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon:

GJOBA NUK ESHTE ALTERNATIVE E PARE!

Po bere kete, ja ke dale!

Nderkohe nje merak e kam;

Kush do flase per fshatin tani? Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete!

Të fundit