All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Braçe kritika kolegëve: 99% e deputetëve nuk i respektojnë rregullat e pandemisë

All - Paragraf - 1

Braçe kritika kolegëve: 99% e deputetëve nuk i

Deputeti socialist Erion Braçe edhe në seancën e sotme ka lëshuar kritika për kolegët nga foltorja e Kuvendit. Ai shprehu pakënaqësinë për mos respektimin e masave anti-Covid në ambientet e Kuvendit. Braçe u shpreh se 99% e deputetëve nuk i zbatojnë rregullat bazë, duke theksuar se po jepet shembulli jo i duhur te qytetarët.

All - Paragraf - 3

“Bravo dëgjova. Besoj doktor Shehu e tha. Po për çfarë bravo?! Padiskutim që qeveria është këtu për ti kërkuar llogari nga fillimi deri në fund. Është këtu për t’i kërkuar llogari në emër të qytetarëve deri në një. A nuk është më mirë ta fillojmë nga vetja nga ne që jemi këtu në këtë sallë. 99% e atyre që janë këtu në sallë nuk zbatojnë rregullat më elementare të përballimit të pandemisë.

Ju thashë javën e shkuar se në ambientet e Kuvendit nuk zbatohen as rregullat dhe këtu nuk mundet që të mendojmë se drejtuesja e Kuvendit, kryetarja e parlamentit apo të tjerët të kapin deputetët prej xhakete, prej krahu dhe t’i thonë zbato rregullat, nuk shkon. Problemi nuk është se po i bëjmë dëm vetes si deputet përballë riskut të infektimit, problem është te shembulli që japim. Çfarë po bëjmë të gjithë bashkë në këtë sallë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur?”-tha Braçe.

Ky i fundit ritheksoi kritikat dhe sa i përket buxhetit të vitit 2021. Braçe tha se ky buxhet nuk lë hapërsira fiskale, ndërsa theksoi se "Çdo rrezik që do t’i vijë ekonomisë nga pandemia, do na fusë në rrugë pa krye".

 

Të fundit