Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe: Në Shqipëri ka ende problem të madh pandëshkueshmërie dhe pabarazie përpara ligjit

Braçe: Në Shqipëri ka ende problem të madh

Edhe pse ka 8 vite që forca e tij politike qeveris vendin, zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet se në Shqipëri ka ende problem të madh pandëshkueshmërie dhe pabarazie përpara ligjit. 

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se lufta kundër krimit të organizuar nuk është çështje pushke, por vullneti. Por, sipas tij, tani ka nisur një erë e re dhe po preken prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar.

Ai shton më tej se tani duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit e krimit të organizuar deri në nivelin e një kulture të re përfshirëse për barazi përpara ligjit.

Postimi i plotë:

LUFTA KUNDER KRIMIT,
KRIMIT TE ORGANIZUAR APO MAFIEVE, NUK ESHTE CESHTJE PUSHKE!
ESHTE CESHTJE VULLNETI,
KURAJOJE, KEMBENGULJEJE, VENDOSMERIE, DISTANCE, TOLERANCE ZERO, SAKRIFICE!
GIOVANNI FALCONE E PAOLO BORSELINO VLEJNE PER KETE!
Shqiperia ka ende problem te madh PANDESHKUESHMERINE, PABARAZINE PARA LIGJIT;
Per kete arsye heronj negative dhe ende jo pozitive ne rradhet e #DREJTESISE!
Por nje ere e re ka nisur;
PO PREKEN PROKURORET E KORRUPTUAR, GJYKATESIT E KORRUPTUAR, POLITIKANET E KORRUPTUAR;
Tani duhet ndeshkueshmeri e qarte dhe gjithperfshirese ndaj grupeve kriminale, sipermarresve te korruptuar qe sherbejne si banka e lavatrice per ta, gjithashtu!
Tani, duhet nje levizje e forte kunder korrupsionit e krimit te organizuar deri ne nivelin e nje kulture te re perfshirese per barazi para ligjit, ndeshkim ndaj gjithkujt qe perfshihet ne korrupsion e krim!

Të fundit