Flash News

Ditari i Maxhorancës

Braçe për rritjen e çmimeve: Qeveria ka mekanizma për t’i ulur, Autoriteti i Konkurencës bën sehir

Braçe për rritjen e çmimeve: Qeveria ka mekanizma për

Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se qeveria i ka mekanizmat për të ulur rritjen e çmimit të naftës në vend. Ai u shpreh kundër protestës, duke thënë se politikat fiskale nuk bëhen në rrugë.

Në një prononcim për gazetarët para Kuvendit ai tha se për qytetarët protestues do të flasë në seancë, ndërsa ndaj të tjerëve hodhi akuza.

Sipas Braçes, qëndrimi i Autoritetet të Konkurencës përballë kësaj situate është i papranueshëm.

“Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj që po, qeveria ka mekanizma. Unë jam kundër prekjes së taksave me presion rrugët. Sepse politikat fiskale nuk bëhen në rrugë.

Nuk do ti bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë.

Me autoritetin e Konkurencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe Autoriteti i Konkurencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme”, tha Braçe.

Të fundit