Ditari i Maxhorancës

Braçe thërret Ramën në interpelancë: Qeveria ka detyrë të vendosë çmime të drejta për produktet

Braçe thërret Ramën në interpelancë: Qeveria ka

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me qeverinë për rritjen e çmimeve të fruta/perimeve. Braçe thotë se lëndët e prodhimit nuk janë shtrenjtuar në raport me çmimin e produkteve, duke i cilësuar këto të fundit të pajustifikueshme.

Përmes një video në rrjetet sociale, Braçe bën me dije se ka kërkuar interpelancë. Një ditë më parë ai u ndal në këtë çështje, ku theksoi se qeveria duhet të reagojë dhe të luajë rolin e rregullatorit.

"Interpelance ne kuvend me qeverinë! Çmimet e ushqimeve/perimeve frutave te fresketa jane rritur, por jo nga fermeri! Nderkohe cmimet e lendeve te para ne bujqesi jane trefishuar! Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij jo! Raporti mes cmimit te inputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte: çmimet e drejta te lendeve te para, por edhe produkteve te bujkut, jane detyre e qeverise!"-shkruan ndër të tjera në rrjetet sociale.

Të fundit