Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Bujku nuk ka para të mbjellë”, Braçe me tone të ashpra Krifcës: Mehmet Shehu e quajti monopolizëm

“Bujku nuk ka para të mbjellë”, Braçe me tone

Deputeti Erion Braçe ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca lidhur me situatën e bujqësisë dhe vështirësitë me të cilat përballen sot fermerët.

Braçe tha nga Kuvendi se sipas qeverisë bujqësia është rritur me 3% gjë që nuk është aspak normale. Deputeti iu drejtua ministres Krifca duke i thënë se bujqësia sipërmarrëse është përqendruar në duart e 100 sipërmarrësve të mëdhenj.

Një situatë e tillë, sipas Braçes, dikur është quajtur monopolizëm nga Mehmet Shehu.

“Kam bërë populistin kaq kohë, kam mërzitur edhe Netën, edhe Pandin. Keq kam bërë. Vajta e ndava unë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë, pastaj nxita mosbesim ndaj tyre. Në fakt ata nuk i njeh kush, aty ku janë fshehur.

Bëra dhe më shumë keq, kur nxita mosbesim ndaj institucioneve dhe rregullave të lojës, që nuk janë të shkruara. Më keq akoma e solla të gjithën në një platformë konfliktuale, që ndan bujqit prodhues nga një grusht tregtarësh, bërë bashkë në një kartel. Rreth e rrotull bujqve, rreth e rrotull elitës së bujqësisë. Kaq keq kam bërë. Tani do bëhem realist. Një person, deputeti e ka të pamundur këtë, ka si qëllim votën e drejtë e pa lekë, që pranon situatën, gjendjen siç është, dhe i përgatitur të flasë në përputhje me rrethanat. Fillon me “jemi mirë”, bujqësia po rritet. 0.01% plus ishte pa kuptim.

3% më shumë jemi rritur, thoni. Por kjo nuk është normale, sepse është rritur gjithçka. Është rritur edhe TVSH, që e votuat me qejf në fund të vitit. U rrit kostoja e gjithçkaje. Hëngrën dhe lopët njëherë si në shpar, si në nazar, pa nami të bëhet. Dëgjo, kjo është populiste, nuk është realiste. Lopët, që numëron, vaksinon, patrikullon, i numëron prapë, është e padrejtë.

Tregtari po merr shumë, janë ato shifrat që shikoni, merr 2-3 më shumë se bujku. Bujku nuk ka për të kuptuar kurrë, paratë e tij i merr prodhuesi. I merr grumbulluesi. Kjo është bujqësia që po vjen, bujqësia sipërmarrëse, e përqendruar te 100 sipërmarrës të mëdhenj, që shpërndajnë rroga minimale të bujqit Bujku nuk ka para të mbjellë. Kjo nuk është normale, është e jashtëzakonshme. Në një botë tjetër, Mehmet Shehu e quajti monopolizim”, u shpreh deputeti i PS.

Të fundit