Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bujqësia, Rama: Ka akoma punë për të bërë, hapëm vende pune cilësore

Bujqësia, Rama: Ka akoma punë për të bërë,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e bujqësisë në vend, ku tha se sot raporti i eksporteve dhe importeve është 3 me 1. Ai tha se ndryshimi që ka pësuar ky sektor është si nata me ditën.

Ai tha se është rritur prodhimi vendas, ndërsa theksoi hapjen e vendeve të punës.

“Besoj që edhe në sektorin e bujqësisë vlen i njëjti parim. Nëse e shohim sektorin me syte e të ardhmes nuk është aty ku duhet. Nëse e shohim me sytë  e të shkuarës është si nata me ditën.

Kur ne kemi nisur kërë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1. Sot është 3 me 1. Gjysma e asaj që importohej është zëvëndësuar me atë që prodhohet në vend.

Toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe si pasojë e investimeve masive që është dhënë.

Mbështetja është e shtrirë nga A te ZH-ja. Nga nafta falas te taksat, mbështetja është e strukturuar. Kemi rritur pagat dhe mundësitë. Pagat do qëndrojnë aty deri sa të rriten përsëri. Janë masa me efekte financiare të shtuara për buxhetin.

Rritja e vendeve të punës cilësore është vetëm rezultat i rritjes së mundësive. Këto rriten me punë dhe jo me portale dhe kanale”, tha Rama.

Të fundit