Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Burg kush mban kondicionerin mbi 19 gradë", Balluku 'fajëson' Daily Mail: Iu referova artikullit

"Burg kush mban kondicionerin mbi 19 gradë", Balluku

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa prezantoi paketën e këshillave për kursimin e energjisë, iu referua Zvicrës kur tha se dënon me burg këdo që mban ndezur kondicionerin mbi 19 gradë.

Një deklaratë e tillë u rrëzua nga vetë qeveria zvicerane. Nga Kuvendi, Balluku u shpreh se në deklaratën e saj i është referuar një artikulli të ‘Daily Mail’ dhe është detyra e shtetit zviceran sipas saj, ta ndalojë prestigjiozen britanike të bëjë të tilla shkrime.

“I referohem Daily Mail, do ta dërgoj në Whatsapp. Kemi artikujt e Daily Mail. I duhet shtetit zvicerian të hedhë në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla. Dje pame në ekrane se çfarë thotë ministrja e mjedisit për dushet, mund të jetë gënjeshtër, por e ka publikuar BBC dhe CNN. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”, tha Balluku.

Kujtojmë se këshillat që ministrja shpërndan në Facebook, ju sugjerojnë qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike duke i larë rrobat në 30 gradë, duke hequr karikuesin e celularit nga prize kur nuk e përdorin apo duke fikur dritat kur nuk janë në dhomë.

Këshillat e Balluku u kthyen në ‘mem’e që shpërthyen në të gjithë rrjetin.

Të fundit