Flash News

Ditari i Maxhorancës

Burgu i Rrogozhinës i jep fitoren socialistëve

Burgu i Rrogozhinës i jep fitoren socialistëve

Në Rrogozhinë pati garë të fortë mes kandidatit socialist Edison Memolla dhe kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Kandidati i opozitës kryesoi gjithë kohës kutitë e votimit gjatë numërimit, por ishte Burgu i Rrogozhinës ai që bëri diferencën në rezultat.

Numërimi i votave të hedhura nga 104 të dënuar në total, i dha Memollajt 92 prej tyre, ndërsa 12 vota shkuan për kandidatin e opozitës.

Diferenca prej 80 votash nga Burgu i Rrogozhinës i dha fitoren Edison Memollës së PS-së i cili mori 5120 vota, ndërsa Hoxha grumbulloi 5097 vota.

Të fundit