Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati kundër amnistisë fiskale: I jep oksigjen krimit, të mbyllet ‘dera e Susamit’

Bushati kundër amnistisë fiskale: I jep oksigjen krimit, të

Ish-deputeti socialist Ervin Bushati ka dalë kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.

Në të njëjtën linjë me ekspertët, opozitën dhe organizmat ndërkombëtare, Bushati thotë se amnistia, nëse miratohet, do t'i jepte oksigjen krimit.

Ai theksoi se në momentin kur të mbyllet "shpella e Susamit" në Shqipëri, atëherë, elementi kriminal jashtë vendit do të pësojë rënie.  

"Amnistia fiskale, e kemi edhe si shoqëri ne që themi le t'i sjellin lekët këtu çunat problematikë. Forca e krimit jashtë është tek shpella e Susamit, hapu, mbyllu, po e mbylle Susamin këtu bie krimi jashtë. Se e dinë që s'do kenë bankë ku t'i çojnë.

Problemi iu atyre që i bëjnë në mënyrë problematike kanë paratë, kanë thyer ligjin, kjo është vendosur para 5 mijë vitesh me kodin e Hamurabit, po e kalove ligjin do dënohesh. Ata atje s'kanë ku t'i çojnë lekët, s'dinë ku t'i mbajnë, duan t'i sjellin këtu, sepse ky është një vend që mund t'i fusin si në bankë. Po u mbyll Susami këtu, dera e shpellës, nuk kanë mundësi ata. Prandaj është BE dhe SHBA kaq kundër këtij procesi", tha Bushati për “Syri Tv”.

Të fundit