Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bushati: Policia jonë vret dhe dhunon shumë më pak se në Perëndim

Bushati: Policia jonë vret dhe dhunon shumë më pak se në
Deputeti i PS Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Sopcialiste, Ervin Bushati ka komentuar reagimin e Policisë së Shtetit në valën e protestave që shoqëruan ngjarjen e rëndë të vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

I ftuar në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV Bushati thotë se policia shqiptare ishte korrekte në raport me qytetarët.

“Unë e shoh për detyrë që të mbroj policinë shqiptare, siç mbroj ushtrinë shqiptare, mediat, avokatët, doktorët. Në shumë vende të botës, nga më demokratiket, rastet e vrasjeve janë shumë më të larta.

Ti e di shumë që në Amerikë vriten nga 1 mijë vetë në vit nga teprimi i dhunës policore. Bëjë llogari me numër tresh sa duhet të vriteshin në Shqipëri. Polici që vrasin pa urdhër në Shqipëri nuk ka ndodhur, përveç këtij rasti,” tha Bushati.

Moderatori Krassta tha se janë organizatat ndërkombëtare që kërkojnë të ndalet dhuna policore.

“Edhe në Francë, në Itali, në Gjermani, në Angli, institucionet ndërkombëtare shprehen për dhunë të tepruar. Më shumë të dëmtuar në këto dy vite ka pasur nga policia se nga protestuesit. Nuk kam ardhur të gënjej këtu. Merr statistikat. Ka më shumë të shtruar nga policia,” tha ai.

“Të shkatërrosh Muzeun Kombëtar, ajo nuk është më një protestë qytetare,” tha ai, duke u ankuar për brezin e ri që po rritet.

Ndërkohë Krasta tha se ky brez i ri ka tetë vite që po rritet nën këtë pushtet.

Të fundit