Flash News

Ditari i Maxhorancës

Butrinti/ Gonxhe reagon një javë pas publikimit të raportit nga UNESCO: Kryefjala do të jetë transparenca

Butrinti/ Gonxhe reagon një javë pas publikimit të raportit nga

Një javë pas publikimit të raportit të UNCESCO-s mbi parkun kombëtar të Butrintit vjen reagimi nga ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhe shkruan se do të ketë në vëmendje maksimale mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të kësaj pasurie.

 “Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpunimin e shkëlqyer për arritjen e parakushteve optimale në mbështetjen e BMF për investimin e çmuar në përthithjen e ekspertizës më të mirë bashkëkohore, teknike e profesionale, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshme për suksesin e kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja!”, shkruan Gonxhe.

Kujtojmë se UNESCO rekomandon që Ministria e Kulturës të ketë autoritet mbi të gjithë këtë pasuri botërore, duke theksuar se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimin e integruar të këtij parku.

 

 

Të fundit