Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti 2022 i ‘Shëndetësisë’/ Manastirliu: Rrisim pagat për bluzat e bardha, 2.7 miliardë lekë për vaksinimin

Buxheti 2022 i ‘Shëndetësisë’/ Manastirliu: Rrisim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastiriliu ka prezantuar buxhetin për vitin 2022, për dikasterin që ajo drejton.

Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se vitin e ardhshëm do të rriten pagat për ata studentë të cilët do të ulen në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë, duke i çuar në 450 numrin e kuotave të pranimit.

Manastirliu theksoi se do të ketë rritje pagash për 18 mijë personel shëndetësor, bonus 2.5 milionë, incentive financiare për shërbime të dedikuara, për mjekët dhe infermierët. Njëkohësisht, ministrja bëri me dije do të hapen p;pozicione të reja pune për infermierët me programin e ri të studimeve që do fillojnë më 1 dhjetor.

“Gjatë vitit 2022 do të hapim 150 kuota të reja duke e çuar në 450 numrin e kuotave të pranimit në Fakultetin e Mjekësisë. Buxheti 2022 është i pari kapitull i vizionit, do të jetë 360 milionë dollar, 70 milionë dollar më shumë se buxheti fillestar i 2021. Për mjekët dhe infermierët, do të ketë rritje pagash për mbi 18  mije personale shëndetësor, bonus 2.5 milionë, incentive financiare për shërbime të dedikuara, për mjekët dhe infermierët, punësimi do të jetë transparent përmes portaleve, hapim pozicione të reja pune për infermierë me programin e ri të studimeve që fillojnë prej 1 dhjetor. Do të përfundojmë akreditimin për të gjitha strukturat e shërbimeve, një strukturë e re që bëhet funksionale prej janarit”, u shpreh Manastirliu.

Sa i përket buxhetit të qytetarëve, ministrja deklaroi se 2.7 miliardë lekë do të shkojnë për vaksinimin antiCovid të popullsisë. Një pjesë tjetër e buxhetit do të jetë garanci për transformimin e qendrave shëndetësore, rimbursimin e barnave dhe analizave falas nëpër spitale.

“Për qytetarët, buxheti 2022 garanton financimin e programeve të shëndetit publik dhe përgjigjen  ndaj pandemisë, fuqizim të kapaciteteve spitalore dhe mbështet me 2,7 miliard lekë vaksinimin ndaj covid. Programi i kujdesit ka në fokus transformimin e qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimbursimit të barnave duke financuar 110 milionë dollar. Sigurojmë mbi 4.6 milionë analiza falas në spitale. Fuqizojmë urgjencën kombëtare duke rritur flotën motorike me synim kohën e mbërritjes së urgjencën. Buxheti 2022 garanton modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet. Nisim rehabilitimin të spitalit Infektiv duke e kthyer në një qendër reference për sëmundjet infektive. Modernizojmë QSUT duke vijuar me sëmundjet e brendshme dhe përfundojmë rikonstruksionin e pajisjen e spitalit pediatri në Elbasan, maternitetin të Kukësit dhe vijojmë rikonstruksionin e mbretëresha Geraldinë. Të mos harrojmë një element të rëndësishëm, revolucionin digjital. Do të shtrijmë digjitalizimin në sistemin farmaceutik me qëllim rritjen e transparencës dhe reduktimin e burokracive. Të gjitha janë punë që  kemi nisur e do ti finalizojmë sikur janë programe dhe projekte të reja që fillojmë së bashku”, tha ministrja.

Të fundit