Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti 2022/ ‘Mbrojtja’ merr 32.6 miliardë lekë, rriten angazhimet buxhetore në NATO

Buxheti 2022/ ‘Mbrojtja’ merr 32.6 miliardë lekë, rriten

Sot prezantohet buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri Niko Peleshi teksa bëri prezantimin, njoftoi se buxheti i vitit 2022 për Mbrojtjen do të jetë 32.6 miliardë lekë.

Peleshi shtoi se në fokus të qeverisë është edhe rritja e buxhetit në NATO, sikurse Shqipëria mbetet një aleat dhe partner i saj. Sipas ministrit, pritet që deri në vitin 2024, angazhimet buxhetore të arrijnë në 2%. Ndërsa buxheti për modernizimin është rritur me 65%.

“Shqipëria, ky vend i vogël por aleat i aleancës politike të NATO-s, ndonëse mes vështirësive ekonomike të pandemisë dhe dalë nga probleme të tjera, ia ka dalë të ketë në buxhetin e vet përmbushje dinjitoze të angazhimit në NATO. 32% më shumë do të jetë buxheti i vitit 2022, shtohet 1/3 më tepër. Buxheti i Mbrojtjes është 32.6 miliardë lekë. Kemi dyfishim të investimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne kemi angazhime buxhetore në NATO dhe ne kemi depozituar një grafik sipas të cilit nga 1.47% që është sot, do të shkojë 1.75%, 1.83% dhe 2% në vitin 2024. Sipas GDP-së që ky buxhet ka ne i përmbahemi vendit që kemi në NATO. E veçoj si historike një arritje të madhe që është rritja me 30% e pagave nga ushtari i parë deri te oficerët me grada më të larta. Buxheti për modernizimin është rritur në 65%. Do të investojmë edhe në pikat tona të dobëta. Baza e Kuçovës, për pak ditë do të kemi ceremoninë e fillimit të punimeve. Janë 40 mln euro që do të investohen. Do të vijojmë të jemi aktivë në misionet ndërkombëtare. Brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar per emergjencat civile brenda forcave te armatosura, do të ketë infrastrukturën, mjetet dhe buxhetin e saj. Do të fillojë ndërtimi i Kampusit të Forcave të Armatosura”, deklaroi Peleshi.

Të fundit