Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Buxheti 2022", Peleshi e quan historike: Nga ushtari te gjenerali pagat do rriten me 30%

"Buxheti 2022", Peleshi e quan historike: Nga ushtari te gjenerali

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka treguar se si do të përdoret buxheti i vitit të ardhshëm në institucionin që rejton. Ai tha në Komisionin e Sigurisë se "Mbrojtja" është e privilegjuar për shkak të të detyrimeve që rrjedhin pais vendi është anëtar i NATO-s

Ministri bëri me dije se në vitin 2022 është parashikuar rritje me 30% të pagës së personelit, duke e cilësuar atë historike. Ai theksoi se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është 32.6 miliardë lekë.

"Buxheti i ministrisë së Mbrojtjes ka një lloj fati, pasi duhet të jetë i lartë si vend anëtar i NATO-s. Buxheti i 2022-it është 1.75% e Produktit të Brendshëm Bruto.

20% e buxhetit duhet të përdoret për investime. Buxheti për MM parashikohet të jetë 32.6 miliardë lekë, duke u rritur me 32% krahësura me vitet 2020, 2021. 2.7 miliadë lekë do të shkojë për shpenzime korrente.

Shpenzimet kapitale rriten në 5.2 miliardë lekë. Kemi parashikuar rritje me 30% të pagës për Forcat e Armatosura. Është një rritje e qënësishme dhe historike, duke filluar nga ushtari te gjenerali", tha ministri.

 

Të fundit