Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti i bashkive/ Veliaj debat me demokraten: Ju kam mundur dy herë dhe ju mund prapë; çfarë kërkon nga qeveria

Buxheti i bashkive/ Veliaj debat me demokraten: Ju kam mundur dy herë dhe

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua buxheti i vitit 2022 për Shoqatat e Bashkive. I ftuar në diskutim ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kjo është hera e fundit që dy shoqatat do të përfaqësohen në diskutimet për buxhetin si të ndryshme, pasi së shpejti do të ndodhë bashkimi i tyre.

"Jam shpresëplotë që është hera e fundit që ne vijmë si dy shoqata pasi kemi një qëllim dhe një interes për tu bashkuar. Pavarësisht se po jemi të një krahu apo të një krahu tjetër, unë besoj ne paraqesim këtu një interes publik fundor, kur vjen puna për të kryer disa shërbime që kryen njësoj si nga të majtët ashtu dhe nga të djathtë, për punën e pastrimit, çerdhe, shkolla, funeralet dhe gjelbërimi

Unë besoj se drama e shoqatave që kanë një interes të përbashkët duhet të mbarojë. Kështu që është hera e fundit që ne vijmë në një dëgjesë buxheti si dy shoqata dhe herës tjetër do jemi si një shoqatë e vetme", tha kryebashkiaku.

Gjatë fjalës së Veliajt ka ndërhyrë deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila i ka thënë kryebashkiakut se, "kjo varet nga ju".

Në këtë moment, Veliaj i është përgjigjur me ironi duke thënë se: Unë jam gati ta ndërpres të dëgjoj ju, por meqë më ftuat të mbaroj njëherë unë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund dhe prapë. Sot është të zgjidhjim ca halle, jo të bëjmë politikë.

Kryebashkiaku kërkoi nga pushteti qëndror subevencion në lidhje me studentët dhe personat me aftësi të kufizuar për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Gjithashtu kërkoi heqjen e TVSh-së për transportin urban me qëllim që të mos ketë një rritje të çmimit të biletës.

“Ka akoma probleme me detyrime e prapambetura ne disa bashki. Propozojmë të heqim TVSH-në e biletës për transportin publik, në mënyrë që të mos rritet bileta, transporti publik është në prag të kolapsit në kryeqytet”, u shpreh Veliaj.

 

Të fundit