Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për 2022-in, Rama: Synojmë rritje të pagave me 40%

Buxheti i Ministrisë së Arsimit për 2022-in, Rama: Synojmë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projeksioni i qeverisë përgjatë mandatit të tretë parashikon që pagat e mësuesve të rriten me 40 përqind.

Duke folur në prezantimin e buxhetit të Ministrisë së Arsimit, Rama tha se edhe ky vit mbyllet me një rritje pagash për arsimtarët.

Në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.

Jemi të vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre.

Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale”, tha Rama.

Të fundit