Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxheti për peshkimin, Rama: Paga më e ulët 800 mijë lekë, vijnë nga Egjipti e Turqia për të punuar në Shqipëri

Buxheti për peshkimin, Rama: Paga më e ulët 800 mijë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë.

“Jemi bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur në Evropën Veriore dhe vendet nordike. Sot vetëm këtë vit, ne presim që të mbyllet viti me 32 + subjekte të licensuara. Sot kemi 720 subjekte të formallizuara, dhe kemi një potencial të jashtëzakonshëm në kushtet kur po të shikojmë shifrat, e kemi rritur eksportin 239%.

Po ju them të gjithë atyre që e shohin Shqipërinë nga portalet dhe rrjetet sociale, paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtor peshkimi.

Me 800 mijë lekë, paga më e ulët në Turqi, Egjipt vijnë nga Turqia për të punuar këtu, dhe disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist, kërkojnë punë, s’ka punë. Ja vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit, nëse janë gati të punojnë e kanë gati këtu” – tha Rama.

 Rama theksoi se për këtë sector, qeveria ka vënë në dispozicion 41 milionë euro, ndërsa ftoi këdo të prezantojë projektet për thithjen e fondeve.

“Janë 41 mln euro në dispozcion gjatë viteve që kemi para. Duhet të jeni të gatshëm të thithni fonde se duhen projekte për të rritur kapacitetet përpunuese, ambalazhuese, komerciale dhe me standardet e BE.  Prodhimet tona kanë shkuar në tregjet më sterile të Europës”, tha kryeministri.

 

 

Të fundit