Flash News

Ditari i Maxhorancës

Buxhetit 2021, Gjylameti: Prioritet rritja e pagave për stafin mjekësor dhe rimbursimi i ilaçeve

Buxhetit 2021, Gjylameti: Prioritet rritja e pagave për stafin
Blerina Gjylameti

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë për sigurimin e fondeve prej 1.2 miliardë lekësh për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Gjylameti thekson se lajmi më i mirë i buxhetit mbetet jeta e qytetarëve.

Sipas saj, prioritet është vendosur rritja e buxhetit për bujqësinë, 950 mln lekë për skemën e rimbursimit të naftës, ku përfshihet dhe çështja në investimin e digave për përballimin e përmbytjeve me një buxhet prej 200 mln lekë.

“Buxheti i jep prioritet mbështetjes sociale në disa sektorë, ku përfshihet me prioritet shpërblimi i naftëtarëve pas negocimit dhe marrëveshjes, që arriti Kryeministri Edi Rama, edhe mbështetja për dy ndërrmarjet të tjera që paraprin problematikën për mospagimin në një kohët të gjatë”, nënvizoi Gjylameti.

Më tej ajo shton se buxheti mbështet vazhdimin e reformave institucionale, institucioneve në varësi, veçanërisht institucioneve të pavarura që lidhen me reformën historike në drejtësi.

“Prioritet tjetër me një rëndësi jetike është çështja e turizmit, ku do të rritet buxheti i shtetit me prioritet ndihmën e sektorit nga goditja e pandemisë.

Buxheti përcakton mbështetjen e fillimit të ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Rritje e mbështetjes së buxhetit të shtetit për pushtetin lokal nëpërmjet rritjes së trasfertës së pakushtëzuar”, thotë Gjylameti.

Mes të tjerash deputetja u shpreh se ka rritje 15 % e pagave për mësuesit.

“Qëndrueshmëria, stabiliteti makroekonomik dhe rritja e ndërveprimit të sektorëve është synimi i buxhetit, duke iu dalë ballë me rimëkëmbjen e ekonomisë, sfidave dhe vështirësive nga normaliteti i ri.

Buxheti 2021 gjithashtu mbështet zhvillimin e gjelbër, zhvillimin dixhital dhe objektivat e zhvillimit të OKB të mijëvjeçarit”, tha ajo.

Të fundit