Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Cakaj bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Holandës: Shqipëria ka përmbushur detyrimet për konferencën e parë ndërqeveritare
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun holandez, Stef Blok.
Në një status në rrjetet sociale, Gakaj shkruan se gjatë bisedës e ka informuar se Shqipëria ka bërë përparime në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Sapo zhvillova një bisedë të shkëlqyer me Ministrin e Jashtëm të Holandës, z. Stef Blok!
Çështja kryesore e bisedës sonë ishte rruga evropiane e Shqipërisë. E informova hollësisht mbi përparimin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Përkushtimi ynë është i plotë, për të mbyllur të gjitha detyrimet e nevojshme, për të përparuar në procesin e negocimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përderisa mbetet ende punë për t’u bërë, vlen të theksohet se Holanda vlerëson pozitivisht arritjet e deritanishme të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe vazhdon ta mbështesë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do të vazhdojë vetëm përpara e drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Cakaj.
Kujtojmë se Holanda ka qenë një ndër shtetet skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.