Flash News

Ditari i Maxhorancës

Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Shqipëria për mua ka qenë një ëndërr historike; Rama: Sot ndihem i lehtësuar

Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Shqipëria për
Foto Ilustruese

Mëngjesin e sotëm Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën Olta Xhaçkës. Kjo e fundit është ministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në konferencën e përbashkët ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, Cakaj foli për punën e bërë këtë dy vite në ministrinë e Jashtme, ndërsa shprehu bindjen se angazhimi i tij për Shqipërinë nuk do të mbarojë me largimin nga ky post, por thjesht do të ndërrojë trajtë.

Ai i shprehu hapur Xhaçkës mbështetjen që mandati i saj të mbyllet me sukses. Cakaj falenderoi edhe stafin e ministrisë që drejtoi për dy vite.

“Duke e konsideruar të përmbushur misionin tim, pa mbështetjen e kryerministrit puna ime do të ishte e pamundur. Për dy vite kemi punuar në kushte të vështira. Këtë falenderim s’po e bëj sepse e kërkon kodi formal, por sepse e ndjej.

Për 2 vite kemi mbështetur 5 marrëveshje të rëndësishme, kemi koalicionin e Tuzit në Mal të Zi. Kemi bërë koalicionin e Luginës së Bashkuar, edhe në Bujanofc. Të gjitha këto tregojnë një përpjekje për të unifikuar një faktor politik në Ballkan.

Angazhimi im për Shqipërinë nuk do të mbarojë këtu, thjesht do të ndërrojë trajtë. Jam rritur me Shqipërinë dhe do ta mbaj atë me çfarëdo cilësie që të më gjejë e nesërmja.

Dua ti them farë hapur, nga sot nuk jam thjesht paraardhësi juaj por mbështetësi juaj më i madh që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt. Do të jap kontributin tim, që mandati juaj të mbyllet me sukses. Falenderoj gjithë stafin e ministrisë së Jashtme”, deklaroi Cakaj.

Kryeministri Rama tha se sot ndihet i lehtësuar, që i ka dorëzuar të gjitha përgjegjësitë ministrit të ri, ndërsa vuri theksin te “sulmet” që u bënë ndaj Cakajt kur mori detyrën. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja pse kryeministri mori detyrën e ministrit të Jashtëm.

“Duke qenë i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar qysh në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd, të krijuar institucionalisht. Përtej kësaj unë besoj që në këtë periudhë, detyrat jo të lehta janë përballur me dinjitet dhe sukses.

Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte e panevojshme, sepse Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barë plotësisht, por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një ministri të Jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ministrja e re Olta Xhaçka ka falenderuar për mbështetjen si Cakajn edhe kryeministrin për mbështetjen që shprehën, duke nënvizuar edhe objektivat e saj me marrjen e kësaj detyre. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se si situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personazh dhe vonesa në marrjen e shërbimit.

“Duke qenë se dhe unë e shoh 2021 si një vit shprese dua të them që jam optimiste, dua të falenderoj Ramën për besimin që ka treguar te unë, duke besuar te unë, dua të falenderoj Gentin, kam shumë respekt për punën e bërë nga Genti, në rrethana aspak  të lehta nga kushte të krijuara artificialisht, jam e privilegjuar që do kem këshilltarë si ju, por e vetëdijshme që s'do jetë e lehtë t'ju zëvendësoj njëherë.

Puna që keni bërë e bën punën time të lehtë, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe nuk do të mësohem me atë që është bërë apo vartësit e mi kanë bërë. Besoj se sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune nga secili. Eksperienca e madhe është një aset, po aq rutina është një problem i madh. Kryenegociatori jo vetëm të marrë përgjegjësinë, por edhe punën e bërë. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur.  Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për shërbimin diplomatik. Nga Rama kam mësuar ase asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim”, deklaroi Xhaçka.

 

 

Të fundit