Flash News

Ditari i Maxhorancës

Cakaj jep dorëheqjen e parevokueshme, mbyll karrierrën politike në Shqipëri: Nuk synoj të angazhohem si deputet

Cakaj jep dorëheqjen e parevokueshme, mbyll karrierrën politike
Gent Cakaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama. Ky i fundit bëri me dije pak më parë se vendin e tij do e zërë Olta Xhaçka, që deri më sot ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes.

Cakaj e quan kapitull të mbyllur shërbimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare, por edhe të politikës, pasi shton se nuk synon të angazhohet si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”, shkruan Cakaj në Facebook.

Ky i fundit falenderon nënvizon se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Të fundit