Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Clinton i duhet ndihma jote"/ Rama tregon bisedën, si iu kërkua strehimi i refugjatëve afganë

"Clinton i duhet ndihma jote"/ Rama tregon bisedën, si iu

Kryeministri Edi Rama tregoi si u njoh me kërkesën për të strehuar refugjatët afganë në Shqipëri, pasi u vlerësua me një çmim nga “Vital Voice Global”.

Ai tha se në muajin gusht se një zyrtar amerikan i kishte thënë se ish-sekretares Hilary Clinton i nevojitej ndihma e Ramës. Kryeministri shtoi se u angazhua për ta përmbushur nevojën e saj për strehimin e emigrantëve, duke theksuar se nuk kishte shumë shpresë që Clinton do ta falenderonte në fund.

Rama deklaroi se ndodhi e kundërta dhe se ish-sekretarja kontaktoi me të pas mbërritjes së afganëve në vendin tonë.

"Përpara se t’ju them ato që duhet të them, dua t’ju tregoj se, sipas Vital Voice (zërit jetik) në familjen time, gruas sime, Linda, modestia nuk është pika ime e fortë. Kështu që, kur më dëgjoni që ju them se ndihem jo vetëm i përulur, por edhe i sekëlldisur për këtë nderim të jashtëzakonshëm që më bëhet, e mendoj kështu vërtetë sepse më duket një shenjë mjaft alarmuese për botën në të cilën jetojmë, kjo dëshirë e madhe për të vlerësuar një gjykim bazik të arsyeshëm.

Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.

“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.

Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”

“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” (E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)

Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh", tha Rama.

 

Të fundit