Flash News

Ditari i Maxhorancës

Covid-19 i merr jetën deputetit socialist Bashkim Fino

Covid-19 i merr jetën deputetit socialist Bashkim Fino
Bashkim Fino

Covid-19 i ka marrë jetën deputetit socialist Bashkim Fino.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare. Fino prej kohësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte i shtruar në spital, por nuk ka mundur dot të fitojë këtë betejë.

Kush ishte Bashkim Fino

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ai ka mbajtur postin e kryeministrit nga 9 marsi i 1997 deri më 29 qershor të 1997.  Me profesion Fino ishte ekonomist. Në vitin 1992, ai u zgjodh kryetar i bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Deri më sot deputet i PS.

Të fundit