Flash News

Ditari i Maxhorancës

COVID-19 i merr jetën mjekut të njohur, Manastirliu: Humbje e madhe! Do na mungojë shumë shpirti i sakrificës së një mjeku model

COVID-19 i merr jetën mjekut të njohur, Manastirliu: Humbje e madhe!
Doktor Ilirjan Draçi

COVID-19 i merr jetën një tjetër anëtari të bluzave të bardha, doktorit Ilirjan Draçi. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se: “Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të kolegëve”.

Kujtojmë se, mjeku Ilirjan Draçi po kurohej në spitalin e Infektivit, por që nuk ka mundur të fitonte dot betejën me koronavirusin.

Mesazhi i Manastirliut:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.
E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.
U prehsh në paqe dr. Draci????
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!

Të fundit