Flash News

Ditari i Maxhorancës

Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Situata delikate, luftë që fitohet nga të gjithë së bashku

Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Situata delikate, luftë
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.8 tha se situata me pandeminë është në një moment delikat, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura.

“Ne jemi në një moment delikat. Pavarësisht se situata deri më tani është e kontrolluar, kjo nuk do të thotë që të ulim vigjilencën dhe të mos kemi atë kujdesin që kemi pasur deri tani. Kjo është një luftë që fitohet nga të gjithë së bashku dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve”, apeloi Manastirliu.

Ajo bëri me dije se testimi i shpejtë ka nisur në 4 pika të reja në Qendra Shëndetësore në Tiranë, duke e çuar në 10 numrin e tyre dhe tashmë në këto pika do të kryhet edhe testimi me metodën klasike të PCR.

Të fundit