Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dalin detaje nga porti tregtar i Durrësit, gara për ndërtimin e tij hapet në janar

Dalin detaje nga porti tregtar i Durrësit, gara për ndërtimin e

Ka përfunduar projekti për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit. Gjatë prezantimit që iu bë sot në Pallatin e Brigadave. Në muajin janar do të hapet gara për të gjitha kompanitë që kanë treguar interes për ndërtimin e portit të ri tregtar.

Qeveria bëri me dije se gara do të mbyllet në korrik të 2023-shit dhe më pas do të nisë ndërtimi i tij.

Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa 54% nga kompania ndërtuese.

Kyeministri Edi Rama tha se ndërtimi i këtij porti e çon bashkëpunimin rajonal në një tjetër nivel.

“Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra”, tha Rama.

 

Të fundit