Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dalja e tezave, Kushi bën ‘fajtor’ teknologjinë: S’parashikojmë kush mund të fotografojë testin

Dalja e tezave, Kushi bën ‘fajtor’ teknologjinë:

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli nga foltorja e Kuvendit lidhur me daljen e tezave të provimi ttë maturës shtetërore, disa orë pas nisjes së testit.

Kushi tha se ministria i kishte marrë të gjitha masat, por është ‘faji’ i teknologjisë që teza ka rrjedhur në internet. Sipas saj, është e vështirë në një kohë kur pajisjes teknologjike kanë evoiluar, të kontrollosh e të mos shpëtojë ndonjë foto e shkrepur nga mësues apo nxënës.

“Dalja e tezës, nuk jemi krenarë që pasi nis provimi del testi. Kjo nuk është mirë por ne në fakt kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në proces. Kemi marrë të gjitha masat por teknologjia është përmirësuar dhe është e vështirë që në kaq shumë të mos shpëtojë ndonjëri.

Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit. Ne do marrim masa dhe për këtë por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk i parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë ndonjë aparaturë që fotografon testin”, u shpreh Kushi.

Të fundit