Flash News

Ditari i Maxhorancës

Damian Gjiknuri rezulton pozitiv me COVID: Kam nisur trajtimin mjekësor; apel qytetarëve

Damian Gjiknuri rezulton pozitiv me COVID: Kam nisur trajtimin mjekësor;
Foto Ilustruese/ Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjiknuri shprehet se ka nisur tashmë trajtimin mjekësor në kushtet e karantinës, ndërsa nuk mungon edhe një apel ndaj qytetarëve për të zbatuar këshillat e autoritetit shëndetësor.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet! ????”, shkruan Gjiknuri.

Të fundit