Flash News

Ditari i Maxhorancës

Darka 10 mijë euro në New York, Rama e pranon: Në Amerikë më ftoi Mcgonigal

Darka 10 mijë euro në New York, Rama e pranon: Në Amerikë

Në foltoren e Kuvendit Edi Rama ka pranuar se është takuar disa herë me ish-agjentin e FBI-së. Mcgonigal dhe ka ngrënë dreka e darka të shtrenjta me të.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se në vendin tonë e ka ftuar ai Mcgonigalin ndërsa kur shkonte në New York, e ftonte ish-agjenti i FBI-së. Megjithatë Rama hodhi poshtë se është i përfshirë në krim apo komprometim.

“Po e vërtetë është hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës."

"Herë e 10-të! Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, pra këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im?! Se i raportoi apo nuk i raportoi ai i qendrës nëse më takoi apo jo mua."

"Krimi që takoj në restorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante duhet të bëni komision hetimor çdo javë. Bëni një komision hetimor edhe për Mark Ruten, se në restorante e kam takuar”, tha ndër të tjera Rama.

Të fundit