Flash News

Ditari i Maxhorancës

Darkë me Bashën? Balla mohon akuzat: I vetmi vendtakim me Lulzimin është gjyqi

Darkë me Bashën? Balla mohon akuzat: I vetmi vendtakim me Lulzimin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant, Balla, është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në Kuvend.

Balla u pyet për deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se socialisti ka darkuar së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Deputeti e ka mohuar një fakt të tillë, duke thënë se rasti në fjalë ka të bëjë me një vizitë në shtëpinë e një miku.

Balla shtoi se komunikimi me liderin e opozitës është vetëm institucional dhe i vetmi vend ku mund të takohet me të është gjykata.

"Komunikimi me Bashën është shumë institucional. Secila prej palëve mbron qëndrimin politik të grupit të vet parlamentar. Komunikimi për ngritjen e këtij komisioni ka vazhduar. Është dakordësuar përbërja, anëtarët, objekti në tërësi. Ne vazhdojmë të insistojmë se busulla e këtij raporti duhet të jenë raportet e ODIHR. Besoj se shinat mbi të cilat të ngrihet ky komision janë tashmë dhe sesioni i ardhshëm do jetë një sesion ku ne do të kemi një punë shumë intensive, në çuarjen përpara të reformës zgjedhore, e cila duhet të jetë gati shumë kohë më para zgjedhjeve vendore të 2023. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, e para dua të sqaroj që asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me Bashën. Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në një familje të një miku, që për mua është i vyer, dhe që kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë. Sqaroj se i vetmi takim i imi me Lulzim Bashën do jetë në gjyq për shpifje", deklaroi Balla.

Të fundit