Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debatet kundër Bregoviç, Rama: Histeri fashiste që e turpëron shqiptarinë. S'e kam barazuar me Dua Lipën

Debatet kundër Bregoviç, Rama: Histeri fashiste që e

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar sërish pas debateve mbi koncertin e mbajtur të dielën në Korçë nga këngëtari serbo-boshnjak, Goran Bregoviç.

Një ditë pasi e mori atë në mbrojtje, Rama u është përgjigjur komentuesve, pasi sipas tyre e ka barazuar Bregoviç me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa e cila vizitoi Tiranën pak kohë më parë.

Sipas Ramës, kjo nuk është e vërtetë, ndërsa e cilëson si histeri fashiste qëndrimin kundër të atyre nuk kanë qenë dakord me ardhjen e Bregoviç në festën e birrës në Korçë.

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!

Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s'mund të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes!”, shkruan Rama.

Debatet kundër Bregoviç, Rama: Histeri fashiste që e

Përpos statusit, Rama i përgjigjet edhe një komentuesi, sipas të cilit ka barazuar Bregoviç me Dua Lipën apo Rita Orën.

Debatet kundër Bregoviç, Rama: Histeri fashiste që e

 

Të fundit