Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debatet për flamurin me yllin komunist, reagon Veliaj: Është satirë

Debatet për flamurin me yllin komunist, reagon Veliaj: Është

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kritikave të shumta nga opozita dhe në rrjetet sociale për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar me ylli komunist në festivalin “Sunny Hill”.

Sipas Veliajt, shfaqja e flamurit me yll është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”, ndërsa nuk ka ngurruar të ironizojë edhe opozitën.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.


 

Të fundit