Flash News

Ditari i Maxhorancës

Debatet për punësimet në Shkodër, Gjiknuri tregon a ka PS marrëveshje me PSD

Debatet për punësimet në Shkodër, Gjiknuri tregon a ka PS

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër disa ditë më parë u shoqëruan me debate të ashpra.

Në fokus të këtyre debateve mes Gjiknurit dhe sekretarin organizativ të PS Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

 Lidhur me këtë debat, Gjiknuri në një intervistë për ABC, ka mohuar që PS të ketë një marrëveshje me PSD, megjithëse pranon se në Shkodër ka pasur pretendime për emërimet dhe punësimet në poste të rëndësishme.

“Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend. Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët. Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD.” tha Gjiknuri. 

Të fundit