Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklarata e Scholz, reagon Rama: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk janë nisma kundërshtuese

Deklarata e Scholz, reagon Rama: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili gjatë një vizite në Prishtinë tha se së shpejti pritet të ketë një Samit të Ballkanit Perëndimor në atë që njihet si Procesi i Berlinit.

Gjatë një interviste të dhënë për TVSH nga Selaniku, Rama tha se procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk janë dy nisa kundërshtuese.

Pjesë nga intervista:

Pyetja:Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillime të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur.

Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

Të fundit