Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deklaroi se do tërhiqet nga politika, Ruçi nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit, mësohet lëvizja e tij

Deklaroi se do tërhiqet nga politika, Ruçi nuk e ka dorëzuar

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili në kongresin e PS-së deklaroi se do të tërhiqet nga politika, nuk ka dorëzuar dorëheqjen për të mos marrë mandatin e deputetit. 

Sipas gazetës Panorama, Ruçi do të marrë mandatin, por nuk do të bëjë betimin dhe më pas do të vazhdojë procedura e zëvendësimit të mandatit të tij.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka pranuar mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit dhe jo të Vlorës, të cilin e ka përfaqësuar në Kuvend në 8 vitet e fundit.

Po ashtu, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zgjodhi të jetë deputete në Fier dhe jo në Tiranë, duke i hapur mundësinë nënkryetarit Petrit Vasili i renditur pas saj në listë, që të hyjë në Parlament.  

 

Të fundit