Flash News

Ditari i Maxhorancës

Del slogani i PS, Rama vijon ‘përrallën’ me integrimin

Del slogani i PS, Rama vijon ‘përrallën’ me integrimin

“Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”. Ky është slogani që ka zgjedhur Partia Socialiste për fushatën zgjedhore të 11 majit.

Hapja e fushatës së PS do të bëhet nesër në orën 12:00.

Rama ka vijuar edhe me sloganin të mbajë ritmin e “përrallës” që çdo ditë i tregon ndjekësve të tij në Facebook, se vetëm me të dhe PS mund të arrihet integrimi i Shqipërisë në BE.

Këtë refren, ku në disa raste i është referuar edhe ‘pasaportës evropiane’, Rama e ka përmenduar disa herë në biseda e takime me qytetarët, duke e shitur si një arriytje që e realizon vetëm ai.

Kujtojmë se PS ka prej 12 vitesh që lë në pritje të integrimit shqiptarët.

Del slogani i PS, Rama vijon ‘përrallën’ me integrimin

Të fundit