Flash News

Ditari i Maxhorancës

Demokracia shqiptare + Komisioni i Venecias = shokë materniteti

Demokracia shqiptare + Komisioni i Venecias = shokë materniteti

Kryeministri Edi Rama ka ngjallur polemikë me fjalimin e tij në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.

Në fjalën e tij, Rama e përshkroi demokracinë shqiptare dhe Komisionin e Venecias si “shokë materniteti”, duke theksuar se kanë lindur së bashku në vitet ’90 dhe kanë ndjekur një rrugë të përbashkët drejt parimeve demokratike.

 “Shumë faleminderit për organizimin e kësaj konference për këtë institucion që ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u demokratizuar dhe transformuar nga një vend i sapodalë nga diktatura, drejt një vendi si BE. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti. Lindën në vitet ’90, duke bashkuar vlerat e lirisë me dëshirën për t’u njësuar me parimet e demokracisë,” .

Megjithatë, deklarata e kryeministrit është e ekzagjeruar, duke harruar problemet reale që shtrëngojnë demokracinë në Shqipëri, përfshirë intimidimin, presionin ndaj fjalës së lirë dhe korrupsionin.

Rama e përshkroi më tej demokracinë shqiptare si një ëndërr të shumëpritur, që më në fund po ndjek rrugën e saj, duke e lidhur ngushtë me mbështetjen ndërkombëtare dhe ndikimin e institucioneve si Komisioni i Venecias.

“Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e mbështetjes dhe ndihmës ndërkombëtare,” shtoi ai.

Të fundit