Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denaj del nga SPAK: U pyeta si person që kam dijeni për koncesionin e sterilizimit

Denaj del nga SPAK: U pyeta si person që kam dijeni për koncesionin e

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar marrjen në pyetje nga prokurorët e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Denaj tha se është pyetur si person që ka dijeni mbi koncesionin gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.

Denaj nuk ka preferuar të japë më shumë komente.

“Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncension ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje”, tha Denaj.

Të fundit