Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denaj ‘hap’ zarfin e Presidentit të ri: Propozova dy zonja dhe një zotëri

Denaj ‘hap’ zarfin e Presidentit të ri: Propozova dy zonja dhe

Deputetja socialiste Anila Denaj ka dhënë detaje nga emrat e propozuar në zarfin e fshehtë për Presidentin e ri.

E ftuar në ABC News, Denaj tha se ka propozuar dy emra zonjash dhe një zotëri, por preferoi mos t’i bëjë publikë. Denaj shtoi se ka parapëlqyer që emri mos të jetë aktivist politik, por një kandidat që do të miratohet nga të dyja palët, si PS ashtu edhe PD.

“Unë kam propozuar 2 zonja dhe një zotëri. Unë s’e ndaj pozicionin e presidentit me gjini. Edhe një zotëri që vjen me një histori. Duhet të jenë jo aktivistë politikë dhe mbi të gjitha profesionalistë. Që edhe nëse janë më pak aktivë, në kohën e profesionalitetit të tyre të kenë markuar. Të jetë një emër që përfaqëson dhe përqafohet nga të gjitha palët. Unë jam besimplotë se përfaqësuesit e grupeve parlametnare kanë vullnetin për ta ulur përfaqësimin e grupeve të tyre parlamentare me një maxhorancë socialiste”, tha Denaj.

Deputetja tregoi se në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri Rama ka ripërsëritur kushtet e tij për profilin e kandidatit të Presidentit të ri.

“Të flitet për emra do të thotë të fillojmë të diskutojmë para kohe dhe të jetë një diskutim jo i drejtë për dikë që nesër do jetë president/e. Nuk kishte votim. Bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje dhe jo votim. Gjithsecili nga ne të japë emra. Është diskutuar vetëm profili dhe jo emra. Janë ato që Rama i tha në daljen e tij publike, kryesisht lidhur me pjesën e përfaqësimit një person që përfaqëson të gjitha palët që krijon besim dhe përfaqëson kushtetutën”, tha Denaj.

Të fundit