Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas

Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i

Në seancën e sotme parlamentare, e para që mbajti fjalën në Kuvend, ishte ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila u shpreh se viti që lamë pas kishte si togfjalësh pandeminë dhe tërmetin.

Gjatë fjalës së saj, Denaj tha se edhe "pse lamë pas një vit të vështirë, pati  dhe instrumenta që i kanë ardhur në ndihmë qyterarëve si rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë të vjetra, rritja e investimeve publike e dyfishimi i ndihmës ekonomike".

Teksa bëri edhe bilancin për arritjet e qeverisë, Denaj tha se Shqipëria është rikthyer në një objekt rindërtimi për të ringritur zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Viti që lamë pas është më i vështiri në dekadën e fundit. Është një vit që na mësoi dhe na tregoi se mund tja dalim të gjithë së bashku. Tërmeti dhe pandemia është togëfjalëshi i vitit të kaluar. Qeveria shqiptare reagoi me shpejtësi, efektivitet dhe vizion. Pavarësisht përpjekeve të opozitës, që përmendin konotacione negative. 50 milionë dollarë do ti mungojnë buxhetit të shtetit por janë të domosdoshme, rritëm pagën minimale në 300 mijë lekë të vjetra, rritëm investimet publike dhe dyfishuam ndihmën ekonomike. Janë disa nga instrumentat që i kanë ardhur në ndihmë qyterarëve. Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi për zonat e prekura nga tërmeti. Ndihma dhe mbështetja e dhënë nga shteti, me 28 miliard lekë në vitin 2021 do të bëhen në kohë reale. Pandemi dhe tërmet por një reagim i menjëhershëm i qeverisë Rama, tha Denaj.

Të fundit