Flash News

Ditari i Maxhorancës

Denoncon Ahmetaj: Ekopark i përket familjarëve të Edi Ramës

Denoncon Ahmetaj: Ekopark i përket familjarëve të Edi Ramës

ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli ndër të tjera edhe për çështjen e Ekoparkut në Durrës.

Në një intervistë në Syri tv, Ahmetaj tha se Ekoparku në Durrës është e familjarëve të Edi Ramës.

Arben Ahmetaj: Investimi. Unë mendoj se duhej bërë. Sigurisht, por ju si gazetar e keni hetuar. Se këtu janë përmendur në dosjen time 350 emra, me kë ka pirë kafe etj. E keni hetuar çfarë ka ndodhur. Cilët janë gurët kilometrikë të këtij investimi.

E kisha harruar fare. Pse një privat ka bërë përpara se të shpallej nga kryeministri, këtë projekt. Pse në këtë projekt është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit. Pse nuk e ka bërë institucioni publik, pse u shpall më pas, në fillim u bë si projekt privat dhe pastaj u shpall publikisht dhe e morën njerëz të lidhur me atë që kishin bërë projektin.

Çim Peka: Me familjarë të kryeministrit ...

Arben Ahmetaj: E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ekoparku duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi.

 

Të fundit