Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS: Arrestimi i Agim Kajmakut do të mjaftonte për dorëheqjen e një kryeministri

Deputeti i PS: Arrestimi i Agim Kajmakut do të mjaftonte për

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka komentuar dorëheqjen e Boris Johnson si kryeministër në Angli, duke e krahasuar rastin edhe me politikën shqiptare.

Duke folur në një intervistë në emisionin “Top Talk” kujton disa raste në vendin tonë, ku ish-deputetë socialistë dhe ish-kryetarë bashkish, janë në hetim për korrupsion dhe vepra të tjera penale.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ra në pranga tre javë më parë në Itali, pasi u kap me 20 kg kanabis, brenda një kamioni me vazo me lule.

I pyetur nëse do të mjaftonte kaq në Britaninë e Madhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit, Krashi përgjigjet: “Absolutisht që do të mjaftonte”.

“Nëse Rama është në dijeni për veprime kriminale të kabinetit apo politikanëve të partisë që drejton, duhet të veprojë”, thotë deputeti.

 

Të fundit