Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS pro arrestit të Dakos: Ligji i barabartë për të gjithë

Deputeti i PS pro arrestit të Dakos: Ligji i barabartë për

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi tha se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Duke iu referuar këtu arrestimit të Vangjush Dakos, me këtë argument, Krashi tha në një intervistë për Euronews Albania se e mbështeti vënien në pranga të tij.

Është shumë e rëndësishme që forca e ligjit të mos shmangë askënd, kushdo që të jetë. Ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht nga pozicioni që ke, partia politike apo grupi të cilit i përket dhe pavarësisht nga forca ekonomike. Unë dua të bëj dy paranteza që janë shumë të rëndësishme.

Në radhë të parë prezumimi i pafajësisë për çdokënd derisa të deklarohet fajtor nga gjykata është shumë i rëndësishëm dhe e dyta ajo që është më e rëndësishme për rastin në fjalë, sepse zotëria ka qenë kryebashkiak i Durrësit, i një bashkie shumë të rëndësishme të Shqipërisë, ndoshta e dyta për nga rëndësia pas Tiranës, por e para sa i takon forcës ekonomike dhe pozicionit gjeografik. Në këtë kuptim unë mendoj që drejtësia e re më në fund po çon sinjale pozitive,” – u shpreh Krashi.

 

Të fundit