Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS: Edhe nga Spanja kanë ikur mijëra mjekë drejt Gjermanisë

Deputeti i PS: Edhe nga Spanja kanë ikur mijëra mjekë drejt

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi komentoi largimet e shqiptarëve kryesisht drejt vendeve të BE vitet e fundit.

Duke folur në “Intervistë”në A2 CNN, ai tha se qytetarët nuk ikin sepse i rrezikohet jeta këtu. Madje, shtoi se mijëra mjekë kanë ikur edhe nga Spanja drejt Gjermanisë.

“Qytetarët tanë nuk ikin sepse i rrezikohet jeta këtu. Azilkërkues është dikush që i rrezikohet jeta për arsye politike. 18 000 mjekë kanë ikur nga Spanja drejt Gjermanisë, nuk besoj se jetohet keq në Spanjë. Tema e lëvizjeve demografike është përtej Shqipërisë. Por, sigurisht që qeveria duhet të bëjë politikat e veta nxitëse”, tha Pëllumbi.

Të fundit