Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS: Çmimi i naftës në Shqipëri më i larti në rajon, edhe pa taksa

Deputeti i PS: Çmimi i naftës në Shqipëri më i larti

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale kritikoi hapur situatën e krijuar nga rritja e çmimit te naftës në Shqipëri, duke e quajtur “model abuziv, klientelist dhe të korruptuar”.

Braçe publikoi të dhëna të analizës së pavarur të ALTAX dhe Polifakt, sipas të cilave çmimi neto i naftës në vend është më i lartë se në Mal të Zi, Greqi, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni, madje deri 40% më i shtrenjtë, edhe pa taksat.

Ai theksoi se ulja e taksave nuk ka efekt në një treg të tillë dhe kritikoi mënyrën se si tregtarët po e menaxhojnë çmimin e karburantit.

Postimi: 

PER NAFTEN, TROC E QARTE;
NE KEMI CMIMIN NETO-PA TAKSA,
ME TE LARTIN NE RAJON!

 

Pra;
DUKE HEQUR TAKSAT, CMIMI I NAFTES TEK NE-0.984€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MALIN E ZI-0.865€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE GREQI-0.852€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE KOSOVE-0.793€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE SERBI-0.710€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MAQEDONI-0.670€/Liter.

Pra, duke hequr te gjitha keto historite TAKSE QARKULLIMI, AKCIZE, KARBON, TVSH, CMIMI I NAFTES TEK NE ESHTE ME I LARTI!! Deri 40% ME I LARTE!

Kjo eshte analiza e nje qendre eksperte si ALTAX dhe publikimit te saj POLIFAKT, teresisht e pavarur.

Po pse, cfare ndodh tek ne?
ESHTE MODELI I TREGUT QE E PRODHON KETE CMIM-ME TE LARTIN NE RAJON, MODEL ABUZIV POR I MBROJTUR, KLIENTELIST E I KORRUPTUAR!

Ne nje treg te tille te flasesh per taksa e shpresosh te ulesh cmimin prej taksave eshte e kote!

Ne ITALI, MELONI ULI AKCIZAT ME 25 CENT PER 20 DITE;
Raporti i qeverise dje tregoi se vetem 60% e POMPAVE kishin ulur cmimin, 11% edhe pse u ul akciza e kishin RRITUR CMIMIN;
E gjitha u parapri nga nje rritje e menjehershme cmimi qe e beri jo efektive uljen e akcizes.

Cfare u themi ne tregtareve sot?;
Po shkoj cmimi ne 220 LEKE/Liter, do ulet akciza me 20%!
Efekti nga sot do jete thuajse i paperfillshem, posacerisht nese TREGTARET do e cojne cmimin te henen-KUR TE HAPET BURSA (Bursa per keta tregtaret tane eeeeej), 220 LEKE/Liter.

Sot lexova nga DANIEL YERGIN-njohes shume i mire i tregut te energjise dhe mbajtes i cmimit PULITZER per publikimet e tij ne kete fushe:
KARBURANTI-NAFTA ESHTE 10% EKONOMI
DHE 90% POLITIKE!

NE SHQIPERI JA BEN MUUUU QE ESHTE KESHTU!

Deputeti i PS: Çmimi i naftës në Shqipëri më i larti

Të fundit