Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti i PS sulmon Dritan Lelin: Kalon kohën në aktivitete pa vlerë, radha e punëve të mosbëra është e gjatë

Deputeti i PS sulmon Dritan Lelin: Kalon kohën në aktivitete pa

Deputeti i PS-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ilir Metaj ka kritikuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në lidhje me gjendjen në plazhet e qytetit bregdetar.

Në një postim në rrjetet sociale, Metaj shkruan se Leli në vend që të kalojë kohën në aktivitete pa vlerë duhet të angazhohet për punë konkrete pasi tashmë jemi në sezon turistik. Ai thekson se të paktën të angazhohet me punët në plazhet e Vlorës, pasi sipas tij, rradha e punëve të mosbëra është e gjatë.

Kujtojmë se para zgjedhjeve ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023. Madje, u përfol se Dritan Leli as nuk shkoi fare të votonte më 25 prill.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes
Këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës.
Më saktë duhet thënë Lëndina e re.
Sepse plazhi i bukur me rërë(investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.
Them të paktën plazhet, sepse rradha e punëve të mosbëra është e gjatë.
Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë.
Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë,,problemi është që Vlora nuk pret!
Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret!
Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin!
Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.

Të fundit